Agjencia e lajmeve shtetërore të Rusisë “Tass” ka publikuar një deklaratë të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, më 17 janar, ku kishte thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i armatosin “strukturat ilegale të sigurisë” të Prishtinës me shitjen e raketave anti-tantik “Javelin”.
Këto pretendime të rrejshme Zakharova i bëri publike më 17 janar, pasi u dha lajmi nga Departamenti amerikan i Shtetit se ShBA ka pranuar t’i shesë Kosovës raketat antitank “Javelin”.
E këtë nuk vonua ta publikonte më pas edhe mediumi në gjuhën serbe “Kosovo Online”.
Çka deklaroi Zakharova?
“Krijimi i strukturave paralele të sigurisë, të cilat Prishtina dhe patronët e saj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, i quajnë ushtri, synon t’i shërbejë një qëllimi krejtësisht tjetër – ambicieve nacionaliste të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti… Dhe tani Uashingtoni dëshiron t’u japë armë më serioze radikalëve të Kosovës, të cilët, sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të ndihmojnë në forcimin e të ashtuquajturës pavarësi e tyre”.
Analiza:
Zakharova vazhdimisht bën deklarata kundër shtetësisë së Kosovës që janë në të njëjtën linjë me Beogradin, sidomos kur këto lidhën me ndihmën që Shtetet e Bashkuara ia japin një shteti demokratik siç është Kosova.
Por, pas një verifikimi vërehet se faktet qëndrojnë ndryshe dhe se deklarata e Zakharovës është dezinfromatë.
Më 18 tetor të vitit 2018 Kuvendi i Kosovës i ka miratuar në parim tri projektligjet e propozuara nga qeveria për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovë në ushtri të rregullt. (https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=18375)
Në këtë datë, Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro, një abstenim, nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi, miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.
Komandanti i Forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, James Foggo, atëherë pati thënë se “Transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës, është një vendim sovran nga një shtet demokratik siç është Kosova”. (https://www.evropaelire.org/a/29652776.html)
Që nga viti 2008, ushtria e Kosovës është duke u konsoliduar dhe ky proces është planifikuar të zgjasë për 10 vjet, raporton Thegeopost.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë