LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i Grenellit: Mirëpresim secilin që ndihmon Kosovën dhe Serbinë

Zëdhënësi i Grenellit: Mirëpresim secilin që ndihmon Kosovën dhe Serbinë

Dick Custin, zëdhënësi i të dërguarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se “të gjithë janë të mirëpritur për të kontribuar me ide, që do të ndihmonin stabilitetin, paqen dhe prosperitetin e Serbisë dhe Kosovës”.

Zëdhënësi i Grenellit, ka bërë këto komente për Radio Evropa e Lirë, pas deklaratës së ambasadorit të Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, se zgjidhja përfundimtare për Kosovën duhet të përcaktohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke miratuar një rezolutë të re që do të zëvendësonte Rezolutën 1244.

Bocan-Kharchenko ka folur më 9 maj për gazetën beogradase Politika.


I pyetur për mundësinë e përfshirjes së Rusisë në bisedimet për Kosovën, Bocan-Kharchenko ka thënë se “për bashkëngjitjen e saj, para së gjithash, duhet ftesa e Beogradit”.

Duke komentuar deklaratat e ambasadorit rus, Qeveria në largim e Kosovës ka thënë se “Rusia ka për qëllim ta kthejë çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sepse aty ka veto”.

Përmes zëdhënësit Përparim Kryeziu, ajo ka kujtuar se pavarësia e Kosovës është vërtetuar nga Gjykata Ndërkombtare e Drejtësisë.

“Pasi që organi i vetëm gjyqësor i OKB-së thotë zyrtarisht se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkeli të drejtën ndërkombëtare, Këshilli i Sigurimit dhe në veçanti Rusia nuk duhet ta kontestojnë mendimin e instancës së vetme gjyqësore të OKB-së. Për më tepër, Rezoluta e KS/1244/99, që pas shpalljes së pavarësisë dhe vendimit të GjND-së, në një formë të heshtur është abroguar”, ka thënë Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.

Askush prej zyrtarëve në Serbi nuk e ka komentuar deklaratën e ambasadorit rus.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë e ka pyetur ambasadën ruse në Beograd se çfarë fshihet pas propozimit të diplomatit rus, por nuk ka marrë përgjigje.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori