LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i AAK-së e porosit Abdixhikun: Mos u kruaj me Aleancën!

Zëdhënësi i AAK-së e porosit Abdixhikun: Mos u kruaj me Aleancën!

Zëdhënësi i  AAK-së, Lulëzim Blaka, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i pasi ky i fundit ka kritikuar bashkëpartiakët e tij se duke thënë se e kanë sjell LDK-në në nivel të AAK-së.

Blaka, duke e quajtur Abdixhikun parashutist në LDK, e ka këshilluar që përplasjet brenda partisë t’i zgjidh në oborrin e vet.

“Lumir Abdixhiku, një “parashutist” në LDK, është mirë që përplasjet që i ka brenda partisë, t’i zgjidhë brenda oborrit të vet, e të mos kruhet me Aleancën. Nëse atij po i lëkundet karrika në zgjedhjet e brendshme që i ka, apo nëse s’ka këllçe t’i bëjë opozitë Albin Kurtit, ne nuk i kemi faj. Mere veten me të mirë o Lum Lumiri!”, ka shkruar Blaka, transmeton Telegrafi.


Për kritikët brenda partisë së tij, Abdixhiku: E kanë pru LDK-në në nivel të AAK-së, mos t’më japin ligjërata
Lexo po ashtu Për kritikët brenda partisë së tij, Abdixhiku: E kanë pru LDK-në në nivel të AAK-së, mos t’më japin ligjërata

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është treguar i ashpër me kritikët e tij brenda partisë, që vijnë kryesisht nga zyrtarë që dikur kishin pushtet në LDK.

“E kanë pru LDK-në në nivel të AAK-së. Mos t’më japin ligjërata. S’mund të më japin as mua e as kolegëve të mi se si qeveriset me një parti”, ka deklaruar ai në T7. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori