LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet prapaskena, Rangnick: E kishim në dorë transferimin e Mbappes

Zbulohet prapaskena, Rangnick: E kishim në dorë transferimin e Mbappes

Kylian Mbappe ka mundur të largohet nga Monaco qysh në vitin 2015 atëherë kur pak tifozë të futbollit e njihnin atë.

Ishte ende në ekipin e të rinjve të Monacos dhe vlera e tij nuk ishte më e madhe se 100 mijë euro.

Skuadra e njohur gjermane, RB Leipzig e kishte mundësinë më të mirë për të nënshkruar me talentin e jashtëzakonshëm francez.


Është drejtori sportiv i kësaj skuadre, Ralf Rangnick që ka zbuluar se kishin marrëveshje me babanë e lojtarit për transferimin e tij në futbollin gjerman.

“Ne ishim në bisedime me Monacon për transferimin e Mbappes dhe kishim arritur marrëveshje për një gjë të tillë”, deklaroi Rangnick duke mos zbuluar shumën por që besohet se ka qenë rreth pesë milionë euro.

Ralf Rangnick, drejtor sportiv i RB Leipzig

“Kishim arritur marrëveshje edhe me babanë e lojtarit i cili pranoi të transferohet Mbappe tek ne por me të vetmin kusht që un të bëhem trajner i klubit”.

“Ishte në plan një gjë e tillë që un ta marrë drejtimin e klubit përsëri por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe gjithçka dështoi”, deklaroi Rangnick për Sport Bild.

Shpërthimi i Mbappes në ekipin e parë të Monacos ndodhi në stinorin 2015/16 duke zhvilluar 11 ndeshje.

Aktualisht Mbappe është huazuar tek Paris Saint Germain me të drejtë blerje për 180 milionë euro.

Mbappe sa ishte pjesë e Monacos

Pas ‘eksplodimit’ me Monacon, Mbappe u bë ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë duke zgjuar interesimin e gjigantëve si Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Manchester United e Arsenal.

Në tetë ndeshjet e para me fanellën PSG-së, Mbappe ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Kalo në kategori