LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet oferta me të gjitha ‘kushtet unike’ të ofruara nga skuadra më e keqe në botë për Messin

Zbulohet oferta me të gjitha ‘kushtet unike’ të ofruara nga skuadra më e keqe në botë për Messin

Lionel Messit i është ofruar një kontratë nga i vetëshpallura ‘skuadra më e keqe në botë’, Ibis, pasi argjentinasi u bë një lojtar i lirë nga data 1 korrik.

Ibis Sport Club nga Recife, Brazil, fitoi një vend në Librin e Rekordeve Botërore ‘Guinness’ sepse kaloi tre vjet e 11 muaj pa fitore.

Por, ky klub i vetëshpallur si më i keqi në botë, ka befasuar të gjithë duke i ofruar një kontratë Messit, i cili ka mbetur lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Barcelonën.


Skuadra më e keqe në botë i ofron kontratë Messit, kushtet unike dhe me humor bëhen virale
Lexo po ashtu Skuadra më e keqe në botë i ofron kontratë Messit, kushtet unike dhe me humor bëhen virale

Kontrata, të cilën ata e publikuan në llogarinë e tyre në Twitter për gati 300 mijë ka thjesht kushte unike, por edhe humoristike.

Aty thuhet se Messi duhet të betohet se Pele është më i mirë se legjenda argjentinase, Diego Maradona, dhe se ai nuk duhet të bëhet kampion, përndryshe kontrata e tij do të ndërpritet.

Messi, 34 vjeç, ka qenë një nga lojtarët më të mirë në botë për më shumë se një dekadë, por tani është një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Barcelonën skadoi në mesnatën e 30 qershorit.

Messi është lojtar i lirë nga 1 korriku

Ibis Sport Club luan në nivelet më të ulëta të futbollit brazilian dhe ka kohë që ka një reputacion midis tifozëve dhe gazetarëve si skuadra më e keqe në futboll.

Reputacioni i tyre për të qenë klubi më i keq në botë u forcua në vitet 1980 kur ekipi kaloi tre vjet e 11 muaj midis 1980 dhe 1984 pa fituar një lojë.

Klubi brazilian, Ibis

Fanella me numër 10 e klubit, e cila është ajo që mban Messi për Barcelonën dhe Argjentinën, u pensionua për nder të legjendës së klubit Mauro Shampoo. Ai dikur mburrej se shënoi vetëm një gol në 10 vjet.

Pasi dëgjoi që kontrata e Messit me Barcelonën kishte skaduar, ekipi shpejt nxori një kontratë të propozuar me kushte që do ta bënin edhe magjistarin argjentinas të dridhej:

Më poshtë keni ‘kushtet unike dhe gazmore’ të Ibis për Messin:

Kontratë 15 vjeçare, duke filluar nga 1 korriku 2021

Paga e bazuar në produktivitet (nëse e meriton)

Ai nuk mund të shënojë shumë gola

Ai nuk mund të bëhet kampion

Ai nuk mund të veshë fanellën me nr.10 (në pension për nder të Mauro Shampoo)

Ai duhet të betohet tri herë para pasqyrës se Pele është shumë më i mirë se Maradona 

Kontrata e Ibis për Messin

/Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori