U bë kohë prej kur kemi dëgjuar herën e fundit për Mirjeta Shalën, Miss Universe Kosova 2013 e cila përfaqësoi vendin në evenimentin e rëndësishëm Miss Universe 2015 shkaku i problemeve politike me shtetin rus. 

E zhvendosur në Amerikë ku ndjek ëndrrën prej modeleje, bukuroshja duket të jetë distancuar nga rrjedhat e Kosovës.


Megjithatë, përkundër distancës, zhvillime të rëndësishme duket se ka pasur në jetën e Shalës.

Prive.al ka arritur të mësoj nga burime të sigurta se Mirjeta ka nisur tash e një kohë një lidhje me Hekuror Nezaj, shqiptar me banim në Amerikë.

Ndonëse nuk ka fotografi të përbashkëta, në rrjete sociale dyshja ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe kohë pas kohe edhe postojnë nga vende të përbashkëta.

mirjeta 3

Sikur të mos mjaftonte ky informacion, Prive.al ka arritur të kuptoj nga po të njëjtat burime sipas të gjitha gjasave se Mirjeta është shtatzënë me personin në fjalë, i cili ka dalë para pak kohësh nga një martesë që nuk ka funksionuar.

Emisioni ka tentuar të kontaktoj për tre ditë rresht me ish-Miss Kosovën, por kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje duke zgjedhur që as të mos demantojë e as të mos konfirmojë gjërat, në një veprim që vetëm se vulos vërtetësinë e dyshimeve.

mirjeta 2