Zbukurimi me efekt te kundërt

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
Shpesh, shumë femra e teprojnë me kujdesin për lëkurën e tyre dhe kjo ka efekte negative. Disa nga këto efekte, janë:
Fërkimi i tepruar Zhveshja e lëkurës në mënyrë agresive e dehidron lëkurën si dhe i dhuron një shkëlqim të pashëndetshëm. Fërkimi është një proces që nuk duhet tepruar.
Pastruesit e ashpër Ndjenja e pastrimit të fytyrës në mënyrë adekuate është e mirë, por përdorimi i vazhdueshëm i pastruesve të fortë largon përbërësit natyror të lëkurës. Kjo e dehidron lëkurën dhe paraqiten më tepër rrudha dhe plasaritje në lëkurë.
Kujdesi organik Produktet organike e kanë dëshmuar vendin e tyre në botën e kozmetikës, mirëpo kur bëhet fjalë për mbrojtje kundër diellit apo produktet si retinolet, ato vështirë që mund t’i zëvendësojnë produktet kimike. Disa retinole nuk gjenden në natyrë dhe produktet organike kundër diellit nuk ofrojnë mbrojtje adekuate. Produktet organike janë më të mirat kur bëhet fjalë për pastrues apo hidratues. Nëse doni mbrojtje adekuate dhe reduktim rrudhash, shkenca është zgjedhje e preferuar. /Telegrafi/

















































