Përfundojnë operacionet e kërkim – shpëtimit. Bilanci tragjik: 51 të vdekur, 41 të mbijetuar, mbi 900 të plagosur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.
Në mbrëmjen e të premtes, (29.11.2019) ekipet e kërkim –shpëtimit të Serbisë dhe Malit të Zi nuk gjetën asnjë viktimë ose të mbijetuar në rrënojat e hotelit ”Mira Mare”, në plazhin e Durrësit.
Pas kontrollit të të gjitha rrënojave në Durrës dhe Thumanë ekipet e kërkim –shpëtimit përfunduam punën e tyre.
“Nga rrënojat u nxorën 51 viktima përmes operacioneve, ku morën pjesë 250 efektivë të kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut , BE, SHBA”, bëri sot me dije Ministria e Mbrojtjes.
Operacionet e kërkim–shpëtimit u mbyllën duke bërë një punë të jashtëzakonshme, heroike për katër ditë me radhë. Ata nxorën nga rrënojat 41 të mbijetuar, ndërkohë që tërmeti plagosi 913 persona.
Dita e shtunë (30.11) ka sjellë edhe viktimën e parë të tërmetit në Tiranë, që ndërroi sot jetë në Spitalin e Traumës nga plagët e marra në kokë gjatë tërmetit të 26 nëntorit.
Post Tërmeti – Modeli gjerman
Trishtimi, dhimbja dhe shkatërrimi mbretërojnë këtë fundjavë në Durrës dhe në Thumanë. Të mbeturit gjallë po organizojnë funeralet për përcjelljen e fundit të njerëzve të dashur që ua morri tërmeti, ku janë të pranishme edhe autoritetet më të larta të vendit në nderimin e lamtumirës së fundit.
Fundjava e gjen qytetin bregdetar të Durrësit, normalisht plot gjallëri, të heshtur dhe të zbrazur. Frika nga tërmetet që vijojnë ka bërë që banorët të largohen drejt qyteteve të tjera të sigurta, ku ata kanë të afërm dhe miq; një pjesë ka shkuar në vendet fqinjë, kryesisht në Itali dhe Greqi, ku kanë familjarë emigrantë, me ekonomi tanimë të konsoliduara nga puna prej më shumë se 25 vitesh.
Rrënojat e ndërtesave të rrëzuara nga tërmeti janë ende të pa hequra. Ato janë shtuar nga shembjet e reja të godinave të dëmtuara, që rrezikojnë të bien që nga dita e premte (29.11) dhe mund të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Tonelata me pllaka betoni, shufra hekuri, me arsenalin e të jetuarit në apartamentet e dikurshme të familjeve të zhdukura janë dëshmia e jashtme, e dukshme e fatkeqësisë.
Kryemnistri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë, (30.11) tha se për inertet mund të ndiqet modeli gjerman i krijimi të zonave ekologjike.
„Gjermanët kanë krijuar kodra me inerte, që i kanë quajtur kodra të memories duke i shtuar një përmasë të gjelbër zonave të shkatërruara plotësisht. Duhet të përgatisim një plan për këtë në bashkëpunim me arkitektë të huaj”, tha kryeministri Rama, raportojnë mediat në Shqipëri.
Para drejtësisë ndërtues dhe super vizorë abuzues.
Verifikimi i pallateve dhe godinave, që u rrëzuan nga tërmeti i 26 nëntorit duke shkaktuar 50 viktima dhe dëme të mëdha materiale ka nxjerrë në dritë, se ato i përkasin ndërtimeve të pas vitit 1990.
Në mënyrë paradoksale ndërtimet e para viteve 1990 kanë rezultuar të qëndrueshme dhe të paprekura nga tërmeti. Ky fakt flet qartë se kompanitë e ndërtimit, që mbinë si kërpudhat pas shiut në rreth tri dekada post-komuniste nga marzhi i lartë i fitimit, kanë abuzuar në përdorimin e kodeve evropiane , të detyrueshme për mbrojtjen nga tërmeti.
Në mënyrë kriminale kompanitë abuzuese kanë përdorur cilësi të ulët të betonit dhe hekurit, për të shpenzuar sa më pak dhe rritur sa më shumë fitimet.
Krahas ndërtuesve të tillë një zinxhir abuzuesish të tjerë: super-vizorë dhe bashkiakë që kanë bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh kur në ndërtesa janë shtuar kate më shumë sesa leja e dhënë nga bashkia duke e bërë godinën vulnerabël ndaj tërmeteve.
Kryeministri Rama tha në mbledhjen e qeverisë, se abuzuesit do të dalin para drejtësisë.
“Për ata që ndërtojnë për fitim sanksionet do të jenë të tmerrshme dhe pa hapësirë për gjykatësit. Burg për super-vizorët, arkitektët, ndërtuesit që abuzojnë. Arkitektët që nuk denoncojnë ndërtuesit që u deformojnë projektin do të dënohen”, theksoi kryeministri Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria Publike asnjëherë nuk ka dhënë mendim pozitiv për lirimin me kusht të Mijallkovit
Hoxhaj viziton një kompani prodhuese në Vushtrri: Ju e dizajnoni imazhin e Kosovës jashtë
E ashpër dhe polarizim i madh politik – çfarë fushate zgjedhore presin analistët?
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Çka janë hemorroidet, cilat janë simptomat dhe si trajtohen?
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit
Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles