Nga: Viktor Yerofeyev
Ndryshe nga Lenini, të cilin komunistët e bënë të pavdekshëm dhe që e quanin “më të gjallë se të gjallët”, Dostojevski (Fyodor Dostoevsky), i lindur më 11 nëntor 1821, u katapultua me udhëtimin në kohë tek e ardhmja – duke mbërritur direkt tek ne.
Le të fillojmë me çështjen që Dostojevski parashikoi temën qendrore të shekullit XX – mbinjeriun. Një temë e pranishme kjo në filozofinë e Friedrich Nietzsches, Oskar Spenglerit apo Lev Shestovit, në prozën e Albert Camus, Thomas Mannit dhe shumë të tjerëve. Si dukuri politike mbinjeriu korrespondonte me narcizizmin e zymtë dhe në utopinë komuniste me Lenin sa më sipër.
Një tjetër arritje kolosale e Dostojevskit është shpalosja e temës së përjetshme, “besimi dhe mosbesimi” në librat e tij. “Nëse nuk ka Zot, gjithçka është e lejueshme”, është një prej tezave të tij dhe kështu ai përshkruan rrugën nga mosbesimi në perandorinë e egër të absurdes.
Vepra e Dostojevskit e ka tejkaluar shekullin XX. Vepra e tij vjen në kohën tonë si një paralajmërim profetik nga triumfi i entropisë përmes dobësimit të vlerave kulturore, humbjes së mundësive të njeriut, për të njohur vetveten. Budallallepsja, thjeshtëzimi, spikatja e cinizmit dhe marrëzisë, të gjitha këto që ndodhin në rrethin e Pjotr Verçoenskijt në romanin “Demonët”, janë bërë realitet në shekullin XXI.
Shpërbërja e vlerave të përbashkëta ka paralizuar në masë të konsiderueshme si Lindjen edhe Perëndimin. Bashkë me Dostojevskin ne vazhdojmë të duam si edhe më parë “gurët e vjetër të Evropës”, sikurse lexojmë tek Dostojevski. Por, me gurët e sotëm me sa duket është shumë e vështirë të shtrohet rruga e një përparimi të pranueshëm.
Dostojevski veprën e tij në mënyrë të habitshme e ka orientuar aq shumë nga e ardhmja, sa të duket sikur figurat e tij popullojnë Rusinë e sotme. Tani këtu sillet vërdallë po ai Pjotr Verçovenskij. Krah për krah me shokët e tij elitë ai shijon pozitat më të larta në politikë. Mes nesh është edhe Rodion Raskolnikov (heroi kryesor i romanit kult, “Krim e Ndëshkim”), i luhatur mes lumturisë dhe pasurimit ilegal. E, në fund është këtu edhe heroi pa emër i “Skicave nga vrima e qilarit”. Dostojevski është ekzistencialisti i parë evropian, prej të cilit buron ideja, që njeriu përmes së keqes që ka brenda vetes mund të shndërrohet në një kafshë. “Bota le të shkatërrohet, tani unë dua të pi çajin tim”! A nuk është kjo formula, që i përshtatet sot autoritarizmit rus?
Dostojevski shkruan te “Ditari i një shkrimtari”, që e keqja ndodhet më thellë se sa mendojnë këta “shëruesit magjik socialistë”. Ky mendim është mjaft aktual. Përpara se ti të luftosh kundër së keqes së jashtmi, njih njëherë vetveten dhe verifiko, mos ndoshta po ndodh një degjenerim i shpirtit tënd, i cili tek e fundit do më shumë pushtetin dhe mosndëshkimin se sa qëllimet humane.
Ai nis rrugëtimin e tij si një socialist i ri, admirues i Shilerit dhe një humanist i pasionuar. Është vetëm 22 vjeç, kur shkruan romanin e parë, “Njerëz të varfër”. Një roman për “njeriun e thjeshtë” është një risi në letërsinë ruse. Fjodori është 28 vjeç kur e arrestojnë për shkak të pjesëmarrjes në rrethin revolucionar Petraçvski. Pas një ekzekutimi skandaloz të montuar në publik dënohet maksimalisht për një gjë të vogël – edhe në Rusinë e sotme kjo gjë ndodh rëndom.
Ekzekutimi i parealizuar shkakton një shok – në minutën e fundit Dostojevski mëshirohet prej carit Nikolaji I dhe dënohet me punë të detyruar në Siberi. Goditjet e fatit nuk mjaftojnë me kaq: Gjatë gjithë jetës Dostojevski vuan nga epilepsia e rëndë, ka një marrëdhënie të pafat dashurie me bukuroshen tekanjoze dhe shumë më të re se ai, nihilisten Polina Suslova dhe për shumë vite i dhënë marrëzisht pas bixhozit.
Kur Cari Aleksandër II ngjitet në fron, i jep fund robërisë dhe premton shumë reforma të nevojshme në vend, Dostojevski i kundërvihet rrymës liberale. Duket, sikur ai në reformizmin e ri parashikoi revolucionin e vitit 1917.
Ngado që ta kthesh Dostojevskin “politik”, në prozën e tij ai mbetet një gjeni – pikërisht i fjalës së lirë. Unë do ta quaja Dostojevskin një zbërthyes të shpirtit të gjallë njerëzor. E zbërthente rregullisht shpirtin me një bisturi verbale, për të kuptuar qenien e tij. Me këtë ai ka ndihmuar e ndihmon edhe sot shumë breza lexuesish që të reflektojnë për kuptimin e jetës dhe ndoshta të arrijnë ta kuptojnë atë. Me këtë ai na ndihmon neve sot dhe pasardhësve tanë në të ardhmen që “të gjejnë njeriun tek njeriu”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
GJUHA SHQYPE

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Fjalimi i Skënderbeut!?
Individualizmi ynë i mjerë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania