Zayn Malik rikthehet në kompaninë e One Direction, pas nëntë vjetësh nga largimi i tij

Zayn Malik raportohet se është ‘ribashkuar’ me grupin One Direction, më shumë se një dekadë pasi u largua në mënyrë të bujshme nga banda.
Këngëtari u largua nga grupi në vitin 2015 për t’u fokusuar në një karrierë solo, ndërsa marrëdhëniet mes tij dhe anëtarëve të tjerë — Harry Styles, Liam Payne, Louis Tomlinson dhe Niall Horan — u tensionuan gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve.
Megjithatë, thuhet se pas vdekjes së Liam-it vitin e kaluar, Zayn ka qenë “në kontakt” me pjesën tjetër të grupit dhe tashmë është sërish i emëruar si drejtor biznesi në kompaninë e tyre PPM Music Limited.
Zayn, i cili pritet të nisë turenun e tij të parë muzikor në Las Vegas në janar, e kishte përfunduar rolin e tij në këtë kompani më 20 qershor 2016.

Por dokumentet e reja të publikuara në Companies House kanë zbuluar se ai është përfshirë sërish në firmë dhe tani figuron si Drejtor Biznesi krahas Harry-t, Louis-it dhe Niall-it.
Liam vdiq në moshën 31-vjeçare në tetor të vitit të kaluar, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë. Të katër ish-anëtarët e tjerë të grupit morën pjesë në funeralin e tij — hera e parë që ata u panë bashkë pas shumë vitesh.
“Edhe pse është tronditëse dhe zemërthyese, ndarja nga jeta e Liam-it i ka ribashkuar ata. Ironikisht, ai ishte njeriu që besonte më shumë në një ribashkim të grupit”, tha një burim për The Sun.
“PPM ishte kompania origjinale që ata themeluan kur fituan spektaklin. Emri vjen nga Princess Park Manor, kompleksi privat ku ata u vendosën pasi fituan shfaqjen. Që prej ndarjes nga jeta të Liam-it, djemtë kanë qenë sërish në kontakt”.



















































