Zayn Malik konfirmon se nuk e konsideron veten më si mysliman, sepse nuk beson në asnjë fe

Zayn Malik ka konfirmuar se ai nuk identifikohet më si mysliman.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për "British Vogue", ish-këngëtari i 'One Direction', 25 vjeç, tha se ai nuk është më mysliman praktikues dhe nuk beson në asnjë fe, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ai i tha botimit: "Unë nuk jam deklaruar ndonjëherë si mysliman" dhe kur u pyet nëse e konsideron veten si mysliman, ai u përgjigj: "Jo, unë nuk do të jem më i tillë".
Megjithëse ka një 'besim shpirtëror' në Zot, këngëtari tha se ai nuk i mbështet praktikat fetare të Islamit siç është lutja e përditshme dhe mos konsumimi i ushqimeve të caktuara.
Kjo ka bërë deklaratat e tij të ndezin reagime të shumta të fansave në rrjetet sociale duke e quajtur turp 'talljet' e 25-vjeçarit me fenë.
Ai tha: "Unë nuk besoj se ju duhet të lexoni një lutje në një gjuhë të caktuar pesë herë në ditë, apo të mos hani mishin që ju pëlqen", ka thënë Zayn.

"Unë nuk besoj në asnjë prej tyre. Unë vetëm besoj që nëse jeni një person i mirë, gjithçka do të shkojë mirë për ju", shtoi ai.
Ylli tha se ishte 'vërtetë e lehtë' që ai të braktiste fenë me familjen e tij, pasi kishte marrë pjesë më parë në xhami dhe kishte studiuar islamin ndërsa rritej.

Ai tha se prindërit e tij gjithmonë i kishin dhënë atij dhe vëllezërve të tij mundësinë e zgjedhjes për veten e tyre dhe shtoi se ishte i kënaqur që e kishte ndërtuar jetën e tij rreth Islamit.
Babai i Zayn, Yaser, është britanik-pakistanez dhe e ëma e tij, Trisha, u konvertua në Islam, kur ajo u martua me bashkëshortin.
Për këto deklarata, ylli është kritikuar ashpër nga fansat në rrjetet sociale, të cilët nuk kanë nguruar ta quajnë "mos-besues" të Perëndisë, e ndërsa shumë prej tyre janë shprehur, se ai nuk ka të drejtë ta quajë veten më një mysliman.
Në gusht Zayni festoi Eid al-Adha, i quajtur ndryshe edhe si Festivali i Sakrificës, me familjen e tij dhe të dashurën, supermodelen, Gigi Hadid, 23 vjeçe.

Eid al-Adha shënon fundin e pelegrinazhit të haxhit - i cili është një nga pesë shtyllat e Islamit - dhe myslimanët e festojnë ditën me ushqim, dhurata, lutje dhe mbledhje familjare
Gigi, e cila gjithashtu festoi Bajramin me familjen e Zayn-it vitin e kaluar, është një myslimane e lindur nga prindërit Mohamed Hadid, një jordan-amerikan dhe nënës holandeze-amerikane, Yolanda.

Përderisa Gigi nuk ka folur gjerësisht për fenë e saj, motra Bella diskutoi hapur për trashëgiminë e babait të saj dhe se si kjo u përfshi në edukimin e saj.
"Ai ishte gjithmonë fetar dhe lutej me ne. Jam krenar që jam myslimane", kishe thënë Bella për revistës "Porter". /Telegrafi/













































