LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 1° fair_day

Zanzi Band ndez atmosferën për edicionin e dytë të Prizren Rock and Blues Music Festival

Zanzi Band ndez atmosferën për edicionin e dytë të Prizren Rock and Blues Music Festival

Edicioni i dytë i “Prizren Rock and Blues Music Festival” do të mbahet pas një jave në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren. Organizatorët për publikun kanë premtuar mbrëmje me muzikë cilësore me emra të shquar të rokut dhe bluzit nga skena ndërkombëtare dhe vendore.

Për të dëshmuar se për këtë edicion përgatitjet janë në fazën finale është mbajtur edhe një ndeje  në Autostrada Hangar në ITP, ku të pranishmit janë argëtuar me muzikën e “Zanzi Band”.

Organizatorët kanë bërë të ditur se edicioni i dytë mbahet me 4, 5 dhe 6 korrik, ku do të paraqiten 12 bende me rreth 60 muzikantë. “Ky është pre-event që organizohet në kuadër të ‘Prizren Rock and Blues Music Festival’ që mbahet me datat 4, 5 dhe 6 korrik. Jo rastësisht hapet me 4 korrik, për shkak të festës së ShBA-ve dhe në festival do të jenë 12 bende, në tri netë përplot me rok muzikë”, ka thënë drejtori i këtij festivali, Hekuran Gashi.


Ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është shprehur i lumtur që kryeqytetit kulturor i është shtuar edhe një festival, që pasuron edhe më tej jetën kulturore.

“Ka qenë ide e kamotshme një rok festival në Prizren. Është përmendur, diskutuar, analizuar dhe në fund janë krijuar kushtet dhe filluam realizimin e idesë. Produktin e kemi parë vitin e kaluar me edicionin e parë, ku secili e ka bërë pjesën e vet të punës. Me rëndësi është që Prizrenit i është shtuar një festival, i cili kompleton mozaikun e jetës kulturore në qytetin e vjetër, duke ia dhënë një dimension të ri cilësor”, ka deklaruar Totaj.

Ai është shprehur i bindur se programi muzikor do të jetë edhe më cilësor në edicionin e dytë.

“Jam i sigurt që pas një jave do të ketë muzikë shumë të mirë, në saje të punës së drejtorit artistik të festivalit, Menan Kiseri bashkë me gjithë të tjerët, që do të prezantohet para publikut prizrenas dhe më gjerë”, ka shtuar Totaj.

Në programin e edicionit të dytë ka emra të dalluar, si Frank Gambale dhe All Star Band, pastaj “Dirty Loops”, “Metal de Facto”, Maya Band, Vlatko Stefanovski Trio Band, dhe të tjerë,  teksa Menan Kiseri dhe Samuli Federley sivjet paraqiten bashkë në kuadër të Prizren International Band./Telegrafi/.

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Kalo në kategori