E pyetur nëse ka menduar ndonjëherë se do ta arrijë këtë sukses që e ka sot, Zanfina është përgjigjur se pretendimet e saja shkojnë më larg.

“Kam dëshiruar dhe kam besuar se do të arrij, por unë pretendoj më shumë se kaq. E kam realizuar vetëm një pjesë të ëndrrave të mia. Ndërsa për momentin jam në realizimin e tyre”, është shprehur këngëtarja për “Kosova Sot”.