LAJMI I FUNDIT:

Zanetti flet për transferimin e Messit te Interi dhe fitimin e titullit në Serie A

Zanetti flet për transferimin e Messit te Interi dhe fitimin e titullit në Serie A

Javier Zanetti ka thënë se nuk mund të themi se Interi dëshiron të nënshkruajë me Lionel Messin pasi është i bindur se argjentinasi do të zgjasë kontratën e tij me Barcelonën.

Kontrata e 33-vjeçarit skadon në fund të sezonit, por a dëshiron Interi ta nënshkruajë atë?

“Ne nuk mund ta themi atë, ai është një lojtar i Barcelonës dhe ai ka kaluar gjithë karrierën atje. Unë mendoj se ai do të vazhdojë atje. Ne jemi të përqendruar në grupin e lojtarëve që kemi”, ka thënë fillimisht Zanetti për ONTime Sports.


“Ne duhet të jemi të përqendruar në veten tonë, ne jemi të përqendruar në ndeshjen e ardhshme. Të gjithë po bëjnë shumë mirë”.

Veron: Zanetti mund ta bindë Messin për t’u transferuar te Interi
Lexo po ashtu Veron: Zanetti mund ta bindë Messin për t’u transferuar te Interi

A ishte Diego Maradona më i mirë se ylli i Barcelonës?

“Nuk mund të bëj krahasime, ata të dy janë kampionë të mëdhenj”.

“Është gjithmonë mirë kur lojtarët e mëdhenj transferohen në Serie A. Kur arriti Cristiano Ronaldo, ishte mirë për kampionatin”.

Interi është lider i Serie A me një epërsi prej gjashtë pikësh ndaj Milanit të vendit të dytë?.

“Antonio Conte po bën një punë të shkëlqyeshme në zhvillimin e lojtarëve tanë. Ne jemi në krye të tabelës së Serie A dhe ai dhe djemtë meritojnë lavdërime”, përfundoi Zëvendës-Presidenti i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Serie A
E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

Premier League
Kalo në kategori