Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, edhe një herë është pyetur për Mario Balotellin.

Italiani e ka pranuar se ai vazhdon të pëlqen ish-sulmuesin e Interit dhe Milanot, por është i lumtur se ai po bën mirë te Nice.


“A e dua Balotellin? Po. Jam i gëzuar për atë dhe gjithashtu për sjelljen e tij te Nice", ka thënë Zamparini.

Palermo ishte një nga skuadrat që vazhdimisht ka shfaqur interesim për Balon gjatë verës, por sulmuesi nuk ishte i gatshëm për një kthim në Serie A. /Telegrafi/

telegrafi sport app