LAJMI I FUNDIT:

Zakharieva: Bullgaria bllokon Maqedoninë e Veriut për shkak të gjuhës së urrejtjes

Zakharieva: Bullgaria bllokon Maqedoninë e Veriut për shkak të gjuhës së urrejtjes

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministrja Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva në intervistë për ‘Efe’ tha se Bullgaria e bllokon nisjen e bisedimeve mes RMV-së dhe BE-së derisa nuk hiqet gjuha e urrejtjes ndaj Bullgarisë.

“Problemi me historinë është interpretimet e gabuara dhe të rreme të ngjarjeve dhe njerëzit kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ngjarjet aktuale dhe kjo krijon gjuhë të urrejtjes dhe fushatë negative kundër Bullgarisë dhe bullgarëve, që është e papranueshme për ne”, thotë Zakharieva, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në intervistë ajo thekson se Maqedonia e Veriut gjithë këto 30 vite pavarësi ka stimuluar gjuhën e urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe se Bullgaria asnjëherë nuk ka kontestuar shtetin e Maqedonisë dhe as sovranitetin e atij shtetin ose dëshirën për ta quajtur gjuhën ashtu siç dëshiron, por, thotë Zakhareva, kjo nuk duhet të jetë në bazë të gënjeshtrave.


Sipas saj, marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të jenë ashtu siç janë marrëdhëniet që sot i kanë Spanja dhe vendet e Amerikës Latine.

“Merrni shembull Amerikën Latine. Fakti që argjentinasit dhe çileanët flasin spanjolisht nuk do të thotë se nuk janë argjentinas apo çilean. Fakti që për një moment ata kanë histori të përbashkët nuk e zvogëlon sovranitetin sot, përkundrazi, kjo i përafron”, tha Zakharieva.

Sipas saj, zbatimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë është ndaluar pasi RVM është anëtarësuar në NATO dhe se RMV ka përvojë në mosrespektimin e marrëveshjeve.

Zakharieva në intervistë flet se Bullgaria shpreh shqetësimin se RMV ka pretendime territoriale ndaj tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori