LAJMI I FUNDIT:

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se Fatmir Limaj mund t’ia kthejë shpinën Ramush Haradinajt, dhe t’i bashkohet Albin Kurtit, nëse këtij të fundit i duhen numra për ta formuar qeverinë e ardhshme.

“Mund të ketë asi që iu kanë bashkëngjit z.Ramush Haradinaj dhe e kanë dëmtuar. Është z.Limaj bashkë me një grup të tij dhe kam frikë se do ta lënë në rrugë Ramush Haradinaj dhe ti bashkohen Kurtit nëse i duhen numrat”, tha Lladrovci.

Madje ai tha se vazhdon ti qëndrojë prapa kësaj deklarate.


“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Lexo po ashtu “Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

“Kjo deklaratë është publike dhe nuk kam nevojë të shtoj as të heq gjë. Unë, kam dhënë opinionin tim, duke theksuar pikëpamjen për zhvillimet e ardhshme politike rreth mundësisë së krijimit të qeverisë së re. I qëndroj këtij opinioni, nëse do të më demantojë e ardhmja për këtë opinion, do të jetë më mirë”, ka thënë Lladrovci për Telegrafin.

Lidhur me këtë deklaratë, kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha në një prononcim për Telegrafin ka thënë se “Lladrovci po luan rolin e Burdushit”.

“Akademik Ramiz Lladrovci po e luan rolin e Burdushit me këto deklarata, andaj de nuk mund të biem në nivelin e tij me komentu ëndrrat e tij”, ka thënë shkurt Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori