LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Kemi mundësi si asnjëherë më parë të dalim me krenari dhe të vendosim për vendin tonë në BE (Video)

Zaev: Kemi mundësi si asnjëherë më parë të dalim me krenari dhe të vendosim për vendin tonë në BE (Video)

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në kremtimin qendror me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë tha se “ky është moment historik i cili është më i madh se secili nga ne, nga partitë tona apo zënkat apo interesat personale. T’i lëmë bindjet dhe interesat e ndryshme për një moment prapa nesh për të parë dritën e Evropës e cila na thërret”.

Ai bëri thirrje që çdo qytetar të votojë në referendum për të sjellë vendim për, siç tha ai, pavarësinë e dytë të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tani kemi mundësinë si asnjëherë më parë të dalim me krenari dhe të vendosim për vendin tonë në vëllazërinë e popujve evropian në BE dhe të qëndrojmë krah për krah të barbaritë me vendet më të fuqishme botërore, anëtaret e NATO-s”, tha Zaevi duke ju bërë thirrje të rinjve të përshihen në, siç tha ai, vendimin historik i cili do ta projektojë rrugën jetësore të secilit prej tyre.


Në fjalimin e tij kryeministri ceku edhe përfitimet nga marrëveshja me Greqinë, për të cilën potencoi se e konfirmojmë gjuhën maqedonase, se qytetarët e këtij vendi janë maqedonas dhe maqedonase dhe se kombësia maqedonase njihet.

Zaev falënderoi të gjithë qytetarët shqiptarë, turq, vlleh, serbë, romë, boshnjakë dhe të gjitha komuniteteve të tjera etnike që në këto momente shfaqin mirëkuptim dhe përkrahnin bashkëqytetarët maqedonas./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori