Dje, Zac Posen njoftoi se do të mbyllë markën e veshjeve që mban emrin e tij pas muajsh të tërë negociata me bashkëpronarin

Posen është një emër i njohur në New York dhe mbahet si mbret i tapetit të kuq. Natalie Portman veshi një nga krijimet e Posen në premierën e Star Wars në vitin 2002 dhe i fali dizajnerit famë ndërkombëtare.


Gjatë këtyre 17 viteve, Posen ka shërbyer për Katie Holmes, Rihanna, Sarah Jessica Parker, Iman dhe Oprah Winfrey.

Këto gra iu drejtuan Posen sepse ai krijonte fustane që theksonin trupin aty ku duhej dhe mbulonin pjesë të tjera me fruda, bishta e paterna. Korsetë ishin specialiteti i tij, por Posen realizonte me mjeshtëri edhe fustane të derdhura a seksi.

xMet Gala1.pagespeed.ic .nxqYuO9HQS

Për Met Gala e këtij viti, ai bashkëpunoi me GE dhe përdori një teknologji të re për të krijuar rozeta për fustanin e Deepika Padukone dhe për të realizuar një lule tre dimensionale për Jourdan Dunn.

Këto janë 18 krijimet më mira të Zac Posen dhe jemi të bindur se do të mbahen mend gjatë.

1q

Natalie Portman në vitin 2002, në premierën e “Star Wars: Episode II Attack of the Clones”

2q

Stella Schnabel dhe Zac Posen në Met Gala 2004

3q

Gwyneth Paltrow në ceremoninë e çmimeve Oscar, 2007

4q 1

Jessica Chastain, Festivali i Filmit në Kanë, 2011

5q

Oprah Winfrey në ceremoninë e çmimeve Oscar, 2011

6q

Glenn Close në ceremoninë e çmimeve Oscar, 2012

7q

Rihanna në Diamond Ball, 2014

8q

Liu Wen në Met Gala 2014

9q

Viola Davis në SAG Awards 2016

10q

Claire Danes në Me Gala 2016

11q

Iman në amfAR Gala në New York, 2017

12q

Katie Holmes në Met Gala 2017

13q

Ashley Graham në në ceremoninë e çmimeve Oscar, 2019

14q

Miley Cyrus në ceremoninë e çmimeve Grammy, 2018

15q

Deepika Padukone në Met Gala 2019

16q

Jourdan Dunn në Met Gala 2019

17

Julia Garner në Met Gala 2019

18q

Sarah Jessica Parker rrugës për në New York City Ballet’s 2019 Fall Fashion GalaBurimi: Vogue