LAJMI I FUNDIT:

Z Mobile Prishtina të enjten luan kundër Donar Groningen në kuadër të Ligës së Kampionëve në basketboll

Z Mobile Prishtina të enjten luan kundër Donar Groningen në kuadër të Ligës së Kampionëve në basketboll

Skuadra e Z Mobile Prishtinës është nikoqire e Donar Groningen nga Holanda në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve në basketboll (Basketball Champions League).

Ndeshja do të zhvillohet të enjten në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 20:30.


Për basketbollistët bardhekaltër kjo është një sfidë shumë e rëndësishme, para ndeshjes së kthimit që do të luhet dy ditë më vonë në Groningen.

Megjithatë me përkrahjen e tifozëve të cilët priten që të jenë në numër sa më të madh të enjten në Prishtinë, skuadra nga kryeqyteti shpreson të triumfojë dhe kështu të krijojë avantazh para duelit të kthimit në Holandë, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Donar Groningen është kampione në fuqi e Holandës, derisa në edicionin e kaluar ka qenë pjesë e Final Four të FIBA Europe Cup.

Në anën tjetër, Z Mobile Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar, derisa ditë më parë është stolisur edhe me trofeun e Superkupës së Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori