Z Mobile Prishtina është mposhtur në shtëpi nga skuadra gjermane S.Oliver Wurzburg me rezultat 91:78 në kuadër të FIBA Europe Cup.

Kjo është humbja e tretë e Prishtinës në këtë fazë, që e bën pothuajse të pamundur kalimin në play-off.


50306241 505510909973810 1921774028444401664 n

Ndeshja nisi shumë mirë për gjermanët që shënonin nga çdo pozitë.

Basketbollistët e S.Oliver çerekun e parë e mbyllën me 12 pikë epërsi (29:17).

E njëjta këngë edhe në çerekun e dytë, ku gjermanët na limituan edhe në pikët e shënuara, pasi Prishtina shënoi vetëm 13 pikë, përkundër 27 të gjermanëve.

50687316 576635116145540 2693887708064907264 n

Skyler Bowlin dhe Mike Morrison ishin dyshja që dalloheshin te gjermanët dhe shënonin nga çdo pozitë.

Te Prishtina në pjesën e parë u dallua Muhammed Bashir Ahmed.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 56:30.

50436381 2185303781730359 5532578735275900928 n e1548272354929

Në pjesën e dytë Prishtina u këndell dhe e fitoi çerekun e tretë, pasi në lojë u futën Kyan Anderson dhe Simone Tmusic.

Dyshja zhvilluan lojë të mirë dhe Prishtina e fitoi çerekun e tretë me rezultat 27-18.

Tifozët e ndezën ndeshjen pasi besuan në një rikthim kur rezultati ishte 74-57.

50487726 457062011495635 1875901101958496256 n

Por në çerekun e fundit gjermanët morën masat nuk e lejuan Prishtinën që të ofrohet.

Çereku i katërt u mbyll me rezultat (21-17) në të mirë të Prishtinës, por nuk mjaftoi, pasi rezultati në fund ishte 78-91 për gjermanët.

Te Prishtina u dalluan Kyan Anderson (19 pikë), Simone Tmusic (18) dhe Muhammed Bashir Ahmed (13).

50504696 1182856141863629 1654497118397661184 n

Fytyra tragjike e kësaj ndeshje ishte Dardan Berisha që shënoi vetëm dy pikë.

Te gjermanët gjashtë lojtarë shënuan pikë dyshifrore, me Skyler Bowlin që kishte 14, më së shumti.

Prishtina ka pesë pikë nga katër ndeshje dhe mban vendin e tretë në grup. /Telegrafi/

Screenshot 13

Screenshot 14

telegrafi sport app