YouTuberi qëllohet me plumb në gjoks, kamera filmoi skenën rrëqethëse – personin me të cilin tentoi të tallet nuk ishte në disponim
YouTuberi Tanner Cook, 21-vjeç, është qëlluar në një qendër tregtare në Virginia, SHBA, kur tentoi të tallet me një shpërndarës ushqimi.
Kamera ka regjistruar momentin rrëqethës kur shpërndarësi i ushqimi Alan Colie, nxjerr revolen dhe e qëllon në gjoks youtuberin, transmeton Telegrafi.
Shihet sesi Cook me kamerën e ndezur i afrohet Colie para një restoranti të ushqimit të shpejtë dhe tërë kohën i afron telefonin në fytyrë.
Colie tërhiqet dhe i thotë tre herë që të ndalet para se të tentojë t’ia largojë telefonin nga fytyra, megjithatë youtuberi vazhdon me keqtrajtim.
Në fund shpërndarësi i ushqimit nxjerr revolen dhe e qëllon youtuberin në gjoks. E blerësit menjëherë fillojnë të vrapojnë nga frika se mund ta pësojnë edhe ata.
Colie është akuzuar për plagosje, megjithatë është shpallur i pafajshëm pasi që gjykata thotë se reagoi në vetëmbrojtje.
Cook i kaloi disa ditë në repartin intensiv pasi plumbi i kishte përshkuar barkun dhe mëlçinë. /Telegrafi/






























