Ish-deputeti Visar Ymeri është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje, si parti, i ka trajtuar edhe më herët deputetët jo aq mirë dhe ka thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur vetëm ndaj deputetit Haki Abazi.
Megjithatë, sipas Ymerit, LVV i ka trajtuar më keq personat që kanë kontribuar në të më shumë se Abazi.
“Unë mendoj se Haki Abazi është duke folur tash për diçka që ky e ka ditur. D.m.th. jo vetëm Haki Abazi, por edhe shumë aty e kanë ditë. Vetëvendosje i ka trajtuar goxha më keq se Haki Abazin, njerëzit që kanë kontribuar shumë më shumë në parti. Nuk e mbështes një sjellje të tillë ndaj askujt. Nuk është hera e parë që LVV e bën këtë. Shpresoj të jetë e fundit”, ka thënë Ymeri në RTV Dukagjini.
Ai ka shtuar se rasti Dehari edhe nëse ka qenë vetëvrasje duhet zbardhur e hulumtuar, pasi përgjegjësi edhe në raste të tilla kanë organet kompetente.
“Edhe nëse ka qenë vetëvrasje kjo e Astrit Deharit, prapë këtu kanë përgjegjësi organet shtetërore. Në këtë rast përgjegjësia është te Shërbimi Korrektues. Kanë përgjegjësi edhe nëse është vetëvrasje, duhet të zbulohet, duhet me u marrë vesh njëherë e përgjithmonë”, u shpreh Ymeri.
I pyetur për çështjet e ngritura nga Abazi lidhur me rastin Dehari, ai ka thënë se Abazi nuk është dashur ta përdor rastin Dehari ‘për qërime hesapesh politike’.
“Nuk e di përse e ka ngritur këtë çështje Haki Abazi në këtë moment. A është për shkak se e kanë shkarkuar, por unë mendoj që edhe nëse është për këtë nuk është dashur ta përdor këtë rast për qërim hesapesh politike nëse e ka bërë për një gjë të tillë”.
“Nëse ka diçka që Haki Abazi po mundohet që përmes opinionit publik ta fokusojë orientimin në mënyrë që të zbulohet ajo pra përgjegjësi deri te kryeministri që mund të kenë në zhdukjen e provave atëherë shumë mirë nëse zbulohet edhe kjo, sepse edhe përgjegjësia edhe me çfarë qëllimi e synimi e motivi janë zhdukur ato mostra duhet të zbulohet”, ka vijuar Ymeri.
Analisti në fjalë, ndër të tjera, e ka quajtur interesante një deklaratë të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe është shprehur konfuz për faktin se si po flitet për pamundësinë e zbardhjes së rastit Dehari pasi ka zhdukje të mostrave, por në anën tjetër ka raporte për mostrat që janë ekzistuese.
“Mostrat ekzistuese nuk do të na sillnin diçka të re për rastin. Raportet për mostrat janë, mua më është dukur interesant një deklaratë e mëhershme e ministres së Drejtësisë e cila kur flet për mostrat thotë kjo është bërë me qëllim në njëfarë mënyre që mos të zbardhet rasti kurrë”.
“Tash nëse ne i kemi raportet për këto mostra atëherë pse ministrja zgjodhi zhdukjen e mostrave me moszgjidhjen e rastit kurrë, pasi të dhënat e këtyre mostrave i kemi, pse po pamundësohet tash. Pyetja është si po u pamundësoka zbardhja e rastit për shkak të zhdukjes së mostrave nëse raportet për mostra tash i kemi. Kjo është një prej atyre përdorimeve”, ka thënë analisti Ymeri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

“Ka të veshur xhemper të zi me simbole” – shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Dy aksidente me 9 të lënduar: Range Rover merr flakë pasi përplaset me trafikndarësen në Lushnjë

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm