Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme.

Së fundmi, ajo publikoi një set të ri fotografik, të cilin e ka realizuar në studion e fotografit të njohur, Fadil Berisha, në New York.


29401877 155250561826157 2628729274613366784 n

Yllka ndërkohë, shquhet për bukurinë dhe pamjen e saj tërheqëse, për të cilën kujdeset në çdo paraqitje.

Në disa prej rasteve, ajo madje nuk heziton të grimohet edhe vet, dhe këtë e ka treguar së fundmi, përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

yllka1

“S’di a po, veç vet jam lyer”, ka shkruar këngëtarja, teksa tregonte makijazhin në fytyrën e saj.

Dhe duket se edhe pse pa ndihmën e grimerit, Kuqi ia ka dalë mjaft mirë, pasi shfaqej tejet joshëse në imazhet e publikuara. /Telegrafi/

yllka2