LAJMI I FUNDIT:

Ylli-Prishtina dhe Trepça-Peja në betejat e dyta gjysmëfinale

Ylli-Prishtina dhe Trepça-Peja në betejat e dyta gjysmëfinale
(Foto: basketbolli.com)

Këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të ‘play-offit’.

Golden Eagle Ylli është sërish vendas ndaj Sigal Prishtinës, pasi takimin e parë e fituan bindshëm therandasit 73-48.

Kampioni dhe lideri do të mundohet të shënojë fitore edhe në përballjen e dytë, në mënyrë që të jetë më afër finales, kurse prishtinasit pasi pësuan humbje të thellë në sfidën e parë kërkojnë fitoren për të barazuar serinë gjysmëfinale.


Në garat e rregullta, Ylli kishte përfunduar si lider me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit në vendin e pestë me 15 fitore e 13 humbje, ndërsa në katër përballjet direkte fitore kanë shënuar therandasit.

Gjysmëfinalja e dytë mes Trepçës dhe Pejës pritet të jetë e ‘zjarrtë’ si ajo e para, që përfundoi me fitoren e mitrovicasve 75-68. Interesimi është i jashtëzakonshëm në Mitrovicë, ku atmosfera ishte e jashtëzakonshme në takimin e parë dhe kështu pritet edhe të enjten mbrëma.

Mitrovicasit përfunduan garat e rregullta në vendin e dytë me 19 fitore e shtatë humbje, kurse pejanët në vendin e tretë me 18 fitore e dhjetë humbje. Në ndeshjet direkte në elitë, tri fitore kanë mitrovicasit ndaj një fitore të pejanëve. Trepça e kishte mundur Pejën edhe në gjysmëfinale të Kupës.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.


Gjysmëfinalet e dyta

E mërkurë

20:30 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

E enjte

20:30 Trepça – Peja


Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori