Anglia mbetet favorit i madh i Kampionatit Evropian dhe skuadra e Gareth Southgate është rrugës për në gjysmëfinale, ku takohet me Zvicrën.

Anglezët dhe zviceranët do të luajnë të shtunën më 6 korrik në Dusseldorf, për një vend në gjysmëfinale.


Pjesa më e madhe e lojtarëve të Anglisë do të duhet të jenë tepër të kujdesshëm pasi pesë lojtarë kanë kartonë të verdhë nga ndeshjet e mëparshme dhe një i verdhë i dytë mund t'i pezullojë ata për ndeshjen gjysmëfinale, natyrisht nëse kalojnë Zvicrën.

anglia 1 2

Për shkak të kartonit të dytë të verdhë ndaj Sllovakisë, Marc Guehi është pezulluar, por ka të tjerë që rrezikojnë pezullimin me kartonin e verë të radhës.

Jude Bellingham, Kobbie Mainoo, Phil Foden, Kieran Trippier dhe Conor Gallagher, janë emrat që rrezilojnëpezullimin.

Lojtarët e skuadrave që do të kalojnë në gjysmëfinale me vetëm një karton të verdhë do t'u fshihet ai karton./Telegrafi/ 

telegrafi sport app