Ylli i Chelseat shihet duke u larguar me paterica nga stadiumi i Londrës

Carney Chukwuekemeka u pa duke u larguar nga stadiumi i Londrës me paterica pas humbjes 3-1 të Chelseat ndaj West Hamit.
Mesfushori mezi po ecte edhe me ndihmën e patericave dhe duket se ai do të jetë jashtë fushës për disa muaj.
Anglezi shënoi golin e vetëm të Bluve, por pësoi një lëndim në gju në kohën shtesë të pjesës së parë.
Mesfushori u detyrua të dilte nga fusha pasi lëndimit, duke shkatërruar atë që mund të ishte një natë e paharrueshme për të, pasi i riu shënoi golin e tij të parë në fanellën e Chelseat.
Mauricio Pochettino u pyet për të dhënë një përditësim mbi Chukwuemeka: "Do të shohim nesër. Do të vlerësohet nga mjeku".

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































