FIFA ka zbuluar zyrtarisht “The Best FIFA Women’s 11 2025”, ku dominimi i futbollisteve nga Spanja dhe Anglia është i plotë.

Plot shtatë lojtare spanjolle dhe katër angleze janë përfshirë në formacionin më të mirë të vitit, si shpërblim për paraqitjet e tyre të jashtëzakonshme në nivel klubesh dhe kombëtaresh.


Dy kombëtaret u përballën në finalen e EURO 2025 për femra, një tjetër kapitull i rivalitetit të tyre të madh, pas finales së Kupës së Botës për Femra dy vite më parë.

Spanja kishte triumfuar në skenën botërore, ndërsa këtë herë Anglia doli fituese në arenën evropiane, duke ngritur trofeun pas një finale dramatike të vendosur me penallti.

Në nivel klubesh, sezoni u karakterizua nga një tjetër përballje mes dy fuqive, ku Arsenali mposhti Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve për Femra, duke vulosur një vit të jashtëzakonshëm për futbollin anglez.

The Best FIFA Women’s 11 – 2025

Portiere: Hannah Hampton

Mbrojtëse: Lucy Bronze, Leah Williamson, Irene Paredes, Ona Batlle

Mesfushore: Aitana Bonmatí, Patricia Guijarro, Claudia Pina

Sulmuese: Alexia Putellas, Alessia Russo, Mariona Caldentey


Sarina Wiegman fiton për herë të pestë çmimin “The Best FIFA Women’s Coach”

Trajnerja e Anglisë, Sarina Wiegman, është shpallur sërish "Trajnerja më e mirë e futbollit të femrave nga FIFA", duke e fituar këtë çmim për herë të pestë në karrierë.

Ajo u vlerësua pas suksesit të madh në EURO 2025 për femra, ku udhëhoqi Anglinë drejt mbrojtjes së titullit, duke mposhtur Spanjën kampione bote pas penalltive në finale.

Me këtë triumf, Wiegman u bë trajnerja e parë që fiton tre tituj të Kampionatit Evropian për femra.

/Telegrafi/
telegrafi sport app