Edhe pse e kanë arritur statusin e yllit dhe e gjithë bota flet për ta, shumë prej të famshmëve jo gjithmonë kanë qenë të lumtur dhe paratë nuk mund ta ndryshojnë të kaluarën e tyre të hidhur.
Charlize Theron
Ajo konsiderohet si një prej aktoreve më të bukura dhe më të talentuara në HollyWood. E njohur për aftësitë e saja transformuese, 44-vjeçarja e fitoi çmimin Oscar me rolin e Aileen Wournos në filmin “Monster” (2003).
Theron është rritur në një fermë në Benoni në afërsi të Johannesburgut në Afrikën e Jugut, me prindërit e saj që jetonin në një martesë të mbushur me probleme. Babai i saj ishte alkoolist dhe e keqtrajtonte nënën e aktores. Një natë, tezja u kishte telefonuar për t’u treguar se babai i saj po kthehej në shtëpi në një gjendje të dehur dhe shumë i nevrikosur. Menjëherë pas, ai ishte shfaqur së bashku me vëllanë e tij duke kërcënuar se do t’i vriste gruan dhe vajzën.
Pas zënkës dhe zhurmës së madhe, ai filloi të gjuante me armë në drejtim të dhomës së gjumit ku ishte fshehur Theron. Nëna e aktores kishte nxjerrë armën e saj dhe kishte gjuajtur në drejtim të tij duke e vrarë babanë e Charlize dhe duke e plagosur vëllanë e tij. Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 1991.
Prokuroria vendosi se nëna e aktores kishte vepruar në vetëmbrojtje dhe nuk u ngrit asnjë akuzë kundër saj. Menjëherë pas, Theron u largua nga shtëpia dhe gjërat në jetën e saj ndryshuan tërësisht duke arritur gjëra të mëdha në jetë.
Kelsey Grammer
Vuajtjet e tij filluan herët, kur prindërit iu ndanë kur ai ishte vetëm dyvjeçar. Deri në moshën 12 vjeçare për aktorin u kujdesën prindërit e nënës, kur edhe i vdiq gjyshi nga kanceri. Një vit më pas (1968), babanë e Grammer e kishte vrarë një hajdut në sy të familjes së tij të re.
Në vitin 1975, katër persona e kishin kidnapuar, përdhunuar dhe e kishin lënë të vdiste motrën 18 vjeçare të tij, Karen. Ajo kishte arritur deri te shtëpia e fqinjit, mirëpo askush nuk kishte qenë aty për t’i ndihmuar. Shtatë ditë më vonë, Kelsey ishte ftuar nga autoritetet që ta identifikonte trupin e pajetë të motrës së tij.
Pesë vite pas kësaj ngjarjeje të rëndë (1980), të dy gjysmëvëllezërit e tij e humbën jetën në një aksident nënujor.
Jack Nicholson
Nëna e tij ishte vetëm 17 vjeçe kur e solli në jetë, ndërsa kishte mbetur shtatzënë teksa punonte si striptizetë. Babai i aktorit kishte bërë kurorë me nënën e tij, por në të njëjtën kohë ishte i martuar me një grua tjetër, prandaj shumë shpejt i braktisi. Megjithatë, gjithmonë ka pasur dyshime se kush ka qenë babai i vërtetë i aktorit.
Meqenëse nëna e tij ishte shumë e re, gjyshërit e Nicholson e rritën atë sikur të ishte djali i tyre, derisa nëna shtirej sikur ishte motra e tij, po ashtu edhe tezja. Në vitin 1974, revista Time e mësoi të vërtetën dhe ia kumtoi Jackut se “prindërit” që e kishin rritur ishin në të vërtetë gjyshërit e tij, ndërsa derisa “motra” e tij, June, ka qenë në fakt nëna e tij, derisa “motra tjetër” ka qenë tezja e tij.
Në kohën kur e mësoi të vërtetën, aktori ishte 37 vjeçar, ndërsa asokohe edhe nëna biologjike dhe nëna që e rriti (gjyshja) i kishin vdekur.
Jim Carrey
Jeta e komikut nisi krejtësisht normalisht, mirëpo gjërat u përkeqësuan kur babai i tij mbeti pa punë. Jim u detyrua ta braktiste shkollën dhe të punonte, në mënyrë që ta mbante familjen. Në një periudhë, familja e tij kishte jetuar në një automjet karvan, ndërsa Carrey krahas punës si punëtor teknik, nisi të angazhohej edhe në ‘stand-up’ komedi për të përfituar më shumë.
Shumë vite më vonë, problemet iu kthyen aktorit, kur e dashura e tij, Catriona White, bëri vetëvrasje vetëm disa ditë pasi u nda me të. Madje në letrën lamtumirëse, ajo e kishte akuzuar komikun se ia ka shkatërruar jetën dhe e ka detyruar të përdorte droga dhe barna, si edhe ia ka ngjitur një sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Më pas u mësua se Catriona ishte e martuar me një person tjetër kur e nisi lidhjen me Carreyn, edhe atë për t’i marrë dokumentet në SHBA. Pastaj, burri i saj ligjor dhe nëna e saj e kishin paditur Carreyn duke e konsideruar përgjegjës për vdekjen e White. Pas luftës disavjeçare nëpër gjykata, u mësua se ish-e dashura kishte gënjyer për të gjitha dhe Jim u lirua nga të gjitha akuzat.
Nicki Minaj
Këngëtarja ka ndërtuar një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme dhe ka krijuar pasuri prej më shumë se 100 milionë dollarë. Por, sipas saj, gjërat e këqija që i kanë ndodhur e kanë frymëzuar që të bëjë gjëra me vlerë.
Gjatë fëmijërisë së saj, Minaj është përballur me babanë e saj të dhunshëm, i cili ishte i varur nga droga dhe shpesh e rrihte nënën e saj, ia shiste gjërat për të siguruar para për drogë dhe arrestohej rregullisht. Në një moment kishte tentuar ta vriste nënën e Nickit, ashtu që ia kishte vënë flakën shtëpisë ku jetonin.
Përkundër gjithë këtyre, nëna dhe babai i saj janë akoma bashkë, ndërsa atij nuk i ka pëlqyer fakti që reperja ka folur publikisht për të kaluarën e tyre. Megjithatë, shpjegimi i Minaj është se “ky është çmimi që duhet të paguash kur përdor alkool dhe drogë”.
Terrence Howard
Si fëmijë, ai kishte përjetuar keqtrajtim psikik, ndërsa e keqtrajtonin edhe nëna edhe babai. Si dyvjeçar ishte dëshmitar i rastit kur babai i tij e vrau një njeri, ndërsa më vonë ishte dënuar për këtë vrasje.
Nëna e aktorit u kujdes për të vetëm derisa babi i tij doli nga burgu dhe më pas ata u ndanë, ndërsa fëmijën e dërguan te gjyshërit nga babai. Në moshën 16 vjeçare, Howard u largua drejt New Yorkut, ku nisi përpjekjet për t’u bërë aktor dhe për të ndërtuar karrierë, gjë që e arriti.
Pierce Brosnan
I lindur në një familje të varfër në Irlandë, jeta e këtij aktori që nga fillimi ishte e vështirë. Babai e kishte braktisur si foshnje, ndërsa nëna e tij detyrohej ta linte te gjyshërit, në mënyrë që të punonte si motër medicinale në Londër. Pas vdekjes së tyre, për të kujdeseshin tezja dhe daja, derisa Brosnan përfundoi në konvikt. Gjatë asaj kohe, nëna e tij e takonte vetëm dy herë në vit. Ai u zhvendos në Skoci me nënën dhe burrin e saj, ndërsa më pas shkoi te jetonte në Londër në moshën 11 vjeçare, ku i nënshtrohej dhunës nga nxënësit tjerë pasi që ishte irlandez.
Në vitet e tetëdhjeta, aktori u martua me Cassandra Harris, e cila kishte tre fëmijë nga martesa e mëparshme, ndërsa bënë edhe një fëmijë së bashku. Në vitin 1991, gruaja e tij e humbi luftën katërvjeçare me kancerin e vezoreve, ndërsa kjo sëmundje më vonë ia mori jetën edhe vajzës së saj, Charlotte, e cila vdiq në moshën 41 vjeçare. Nga ajo kohë, Brosnan u distancua edhe nga djali i tij, Chris, i cili krahas problemeve me drogën merrte pjesë në rrahje, vjedhje dhe ishte arrestuar dy herë për vozitje në gjendje të dehur.
Me gjithë atë që i ka ndodhur në jetë, Pierce nuk kërkon kurrfarë keqardhje, pasi konsideron se fëmijëria e tij, në periudhën kur është rritur është konsideruar si diçka normale.
Kevin Spacey
Aktori hollivudian ka qenë viktimë e keqtrajtimit si fëmijë, ndërsa më vonë të njëjtën gjë ua ka bërë të tjerëve.
Sipas pohimeve të vëllait të rij, Randy Fowler, babai i tyre kishte qenë i prirë që t’i keqtrajtonte edhe psikikisht edhe seksualisht. Për t’i bërë më keq gjërat, nëna e tyre e dinte për këtë dhe kishte heshtur gjatë gjithë kohës. Përveç keqtrajtimit të fëmijëve, babai i Spaceyt kishte simpati për nazizmin dhe mbante mustaqe si Adolf Hitleri.
Vëllai i aktorit ka vendosur të mos bëjë fëmijë, në mënyrë “që të mos i trashëgojë gjenet e përbindëshit”, duke qenë se edhe vet Spacey është kritikuar për keqtrajtim seksual.
Oprah Winfrey
Ajo është padyshim shembulli më i mirë nga të famshmit që e kanë tejkaluar të kaluarën dhe kanë arritur sukses. Pos që është një prej personaliteteve më me ndikim dhe më të respektuara në botë, moderatorja e njohur është edhe miliardere.
Gjatë fëmijërisë ajo ka qëndruar herë në shtëpinë e njërit, e herë në shtëpinë e tjetrit prind. Në moshën gjashtëvjeçare u vendos në njërën prej lagjeve më të rrezikshme të Milwaukee.
Meqenëse nëna e saj ishte e preokupuar që të punojë për mbijetese, Oprah ishte keqtrajtuar seksualisht në moshën nëntëvjeçare nga miqtë e familjes, të cilët e shfrytëzonin mungesën e nënës së saj. Nga mosha 12 vjeçare i kishte kaluar disa vite të lumtura me babanë, mirëpo pastaj ishte kthyer sërish te nëna, ku keqtrajtimet rifilluan. Pas një periudhe ishte kthyer sërish te babai i saj, të cilin e konsideron personin më meritor për të arriturat e saj.
Britney Spears
Familja e saj ishte aq e varfër, saqë babai i saj i alkoolizuar gjuante lepuj dhe ketra për ta ushqyer familjen. Në vend se të punonte, nëna e saj vendosi që të pasurohej përmes talentit të vajzës, e cila që si fëmijë filloi t’i sillte të hyra familjes.
Mirëpo, nga mosha 13 vjeçare, Britney filloi të pinte alkool, ndërsa në moshën 14 vjeçare kreu marrëdhënien e parë seksuale. Prej asaj kohe, i merrte djemtë të flinin në shtëpinë e saj. Nga mosha 15 vjeçare nisi të merrte drogë. Menjëherë pas, karriera e saj mori një ngritje të jashtëzakonshme, ndërsa më vonë u mësua se babai i saj, edhe pse alkoolist edhe keqtrajtues, ishte kujdesur shumë më mirë për të sesa nëna e saj, e cila në ditët e sotme thuajse nuk ka kontakt me vajzën.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës
“Është budalla, e rrah gruaja”, Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s’kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike “Provocativo”
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"
Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje