Xum Allushi, konkurrenti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka bërë një reagim për banorin aktual, Rogert Sterkaj.

Ai thotë se po e mbështet në këtë rrugëtim dhe se i uron fitoren në këtë format.


Ish-banori thekson se është njeri i drejtë dhe lojtari më i fortë e më i sinqertë brenda.

Foto: Instagram

"Për mendimin tim Rogerti është lojtari më i sinqertë dhe më i fortë nga të gjithë", ka shkruar ai.

"S'kam dashur të flas fare për këtë Big Brother por thjesht opinioni im. është njeri i drejtë, dhe nëse bërtet ai bërtet për të drejtën e tij", tutje tha.

"Kështu që Rogert dhe fitoje Bigun, mbështetjen time e ke deri në fund", vijon shkrimi i Xumit.

Kjo vjen pasi Rogerti doli në spektaklin e së martës nga shtëpia dhe u fut sërish brenda. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com