LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi sjell modelin e lirë të telefonit të avancuar – Redmi 3S

Xiaomi sjell modelin e lirë të telefonit të avancuar – Redmi 3S

Xiaomi ka lansuar një version të ri të Redmi 3 dhe Redmi 3S në Kinë.

Telefonat e rinjë vijnë në dy variante: modeli bazik me 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme (106 dollarë), dhe version me 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme (136 dollarë).

Redmi 3S ka ekran në 5” me 720 piksel, procesorin Snapdragon 1.1GHz, kamerën 13 megapiksel dhe baterinë masive me 4100 mAh.


Sa i përket softuerit, Redmi 3S vie me sistemin operativ MIUI 7 të bazuar në Android Lollipop.

Telefoni do të shitet në variante ngjyrash prej të artë, të hintë dhe të argjendtë.

Në ndërkohë, ende nuk është e ditur nëse telefonat do të jenë të ofruar në tregjet jashtë Kinës.