LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi Redmi Note 2 mund të porositet nga çdo vend tani

Xiaomi Redmi Note 2 mund të porositet nga çdo vend tani

Javën e kaluar, Xiaomi prezantoi pajisjen e saj mbresëlënëse mobile Redmi Note 2 – telefonin i cili ishte vënë për para-porosi fillimisht në Kinë. Kompania kineze menjëherë ka marrë një rekord të porosive që arrijnë në 800 mijë njësi, dhe këtë e ka bërë për 12 orët e para pas lansimit zyrtar.

Por tani nëse jeni të interesuar në telefonin / fabletin më të ri nga Xiaomi, atëherë duhet ta dini se Xiaomi Redmi Note 2 tani është tani në dispozicion për para-porosi në nivel global.

Fableti mund të porositet nga Oppomart si dhe nga Gearbest. I pari është duke e shitur pajisjen për 179 dollarë, ndërsa Gearbest e ka listuar atë për një çmim prej 170 dollarësh.

Për këtë çmim ju merrni një pajisje me ekranin prej 5.5 inç me rezolucion prej 1,920 x 1,080 pikselëve, procesorin octa-core MediaTek Helio X10 me 2GB RAM dhe 16GB memorie.


Bateria e telefonit është massive dhe ofron 3,020 mAh, ndërsa në të është edhe ndërfaqja e fundit MIUI 7. Kamera e pasme me 13MP kombinohet me kamerën e përparme me 5MP. (Telegrafi)