Xiaomi e prezanton zyrtarisht modelin Mi 5
Më saktë bëhet fjalë për Xiaomi Mi 5, model i cili vjen me ekranin prej 5.15 inç në IPS me rezolucionin Full HD në 1902 x 1080 piksel, 16 LED backlighting dhe procesorin e ri Qualcomm Snapdragon 820.
Karakteristikat e tjera të Xiaomi Mi 5 përfshijnë edhe mundësinë e zgjedhjes mes 3GB ose 4GB RAM dhe një sërë mundësish të memories prej 32GB deri në 128GB.
Kamera e pasme me 16MP e cila e përdor sensorin e Sony, IMX298 vjen me OIS 4-dhe mundësinë e incizimit video Ultra HD në 4K, ndërkaq kamera e përparme sjell 4MP.
Pajisja vjen me ndërfaqen e kompanisë MIUI 7 OS i cili bazohet në Android Marshmallow dhe çmimet për modelin e ri të telefonit do të fillojnë prej 260 dollarë.
Nga
Telegrafi
24/02/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































