Prej disa vitesh tashmë, Kendall Jenner gjithnjë e më shumë po i bënë konkurrencë motrës së saj të madhe Kim Kardashian kur vjen puna tek përcaktimi i trendeve.

Dhe me afrimin e festivalit Coachella, Kendall ka nisur të shpalosë artilerinë e xhinseve të shkurtra, duke u fotografuar së fundmi me një palë vërtet të çuditshme.


3ECA28B200000578 4366594 image a 56 1490922655875

Teksa do të takohej me motrën Kim, Kendall u pa e veshur me një këmishë me vija të kuqe, e futur vetëm në njërën anë në një palë xhinse të shkurtra të cilat me anë të një shiriti të gjatë, lidheshin me pjesën e kyçit të këmbës, a thua se bëhej fjalë për një palë xhinse të gjata të padukshme.

Do të jetë ky trend i ri i Coachella-s këtë vit? Më pak se një muaj dhe do ta kuptojmë.

3EC9F1D500000578 4366594 image a 55 1490922624047