LAJMI I FUNDIT:

Xhemal Loka flet në Gjykatë: Na kërcënonte familja e Bedries, e fala për TikTok-un

Xhemal Loka flet në Gjykatë: Na kërcënonte familja e Bedries, e fala për TikTok-un

Në gjykatën e Durrësit, po mbahet seanca për dhënien e masës së sigurisë për Xhemal Lokën, bashkëshortin i cili dyshohet se shtyu drejt vrasjes gruan e tij, Bedrie Loka.

Në gjykatë, Loka, mohoi akuzat dhe tha se e kishte falur gruan për mosmarrëveshjet që kishin lindur nga publikimet në rrjetin social TikTok.

Ai tha në sallën e gjyqit se ka pasur kërcënime nga ana e familjes së Bedries dhe i ka kërkuar asaj të mos dalë nga banesa e pa shoqëruar me një nga fëmijët.


“Nuk jam dakord me akuzën. Gruan e kam falur për TikTok-un. Na kërcënonte familja e Bedries, i kam thënë të mos dalë nga shtëpia pa një nga fëmijët”, tha ai.

Sipas hetimeve dyshohet se Xhemal Loka kur ishte kthyer nga Greqia, konkretisht më datë 27 dhjetor, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten me mjet prerës thikë në prezencë të njërit prej fëmijëve.

Gruaja e vetëvrarë dhunohej nga bashkëshorti, gjendet videoja në celularin e Xhemal Lokës,
Lexo po ashtu Gruaja e vetëvrarë dhunohej nga bashkëshorti, gjendet videoja në celularin e Xhemal Lokës,

Por për këtë rast, 41-vjeçarja nuk kishte bërë kallëzim në Polici.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularët e bashkëshortëve Loka të cilët janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Një ngjarje e tillë mund të ishte parandaluar, pasi në dhjetor të viti 2022, 41-vjeçarja kishte bërë një kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adres false me emrin e saj, por autoritetet heshtën dhe sot përgjegjësia bie mbi ta.

Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga kallëzimi asnjë person nuk u vu para përgjegjësisë ligjore nga policia, por fatkeqësisht kjo situate shkaktoi viktimën e radhës.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori