Xhemaili realizon gol fantastik, Bologna merr një pikë ndaj Parmës

Blerim Xhemaili ka qenë hero i Bolognës në përballje me Parmën.
Ndeshja që u zhvilluar në Stadio Renato D’Allara ka përfunduar në barazim 2-2.
Parma ishte dy herë në epërsi 0-1 dhe 1-2, por në minutën e 95-të vendasit barazuan rezultatin.
Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili me një goditje të fuqishme brenda zonës shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur për rezultatin përfundimtar.

Për 33-vjeçarin ky ishte goli i parë këtë edicion në Serie A dhe me peshë mjaftë të madhe, pasi i siguroi një pikë të artë Bolognës.
Tek Parma nga minuta e parë luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Kastriot Dërmaku. /Telegrafi/
O ne vuruş be Dzemaili. pic.twitter.com/F4r8PH1e7J
— Umut N (@Eidolast) November 24, 2019




















































