LAJMI I FUNDIT:

Xhemaili: Erdogani në stil si Bonaparta (Foto)

Xhemaili: Erdogani në stil si Bonaparta (Foto)

Historiani dhe profesori pranë Universitetit të Tetovës, Vebi Xhemaili, në profilin e tij në Facebook, ka krahasuar kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan me Napoleon Bonapartën dhe se shqiptarët e Maqedonisë, duhet të luten edhe për ‘koliben’ e Erdoganit, që kushton 800 milion euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aludohet se ky postim i tij ka ardhur si pakënaqësi e vendimit të BFI-së, ku në të gjitha xhamitë e Maqedonisë, pas mbarimit të namazit të xhumasë të falet edhe namazi i viktimave të rënë në Turqi pas tentativës për grusht shtet më 15 korrik.

Xhemaili thotë se prona e Erdoganit kushton 800 milion euro dhe se ky stil jetese e shpreh qartë delirin e madhështisë dhe dëshirën për të sunduar përjetësisht si Napoleon Bonaparta. Në vijim e keni postimin e tij të plotë /Telegrafi/