Një video e tmerrshme propaganduese e organizatës terroriste ISIS, shfaq një djalosh gjashtëvjeçar i cili asiston në prerjen e kokave të dy arrestuarve, shkruan Daily Mail.

Djaloshi me shami të zezë në kokë dhe i veshur me rroba të kamufluara ushtarake, mban një fjalim para kamerës derisa në dorë ka  dy thika, transmeton Telegrafi.


2 159

Më pas shfaqen xhelatët” të cilët kalojnë pranë tij, dhe secili prej tyre e merr nga një thikë nga dora e vogëlushit të cilët ua prenë kokat të burgosurve në Siri.

3 119

Sipas kësaj videoje, ende nuk dihen shkaqet e arrestimit dhe ekzekutimit të këtyre të burgosurve, por ata shihen të veshur me rroba ngjyrë portokalli sikurse të burgosurve. /Telegrafi/