Xhamia e vjetër në Mamushë është përfshirë nga zjarri mesditën e së enjtes.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.


“Me datën 07.03.2024 rreth orës 14:00 në Stacionin Policor në Mamushë është raportuar për një incident zjarri në Xhaminë e vjetër”, ka thënë Bytyqi.

Ai tutje ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë policia, zjarrfikësit, ekipi i Forenzikës nga Suhareka si dhe Inspektorët Komunalë, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Ka shtuar se shkaqet zjarrit nuk dihen, por dyshohet të jetë rryma elektrike.

“Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti nën hetime”, ka përfunduar Bytyqi. /Telegrafi/

56b31752 c8de 4fa1 b1a3 9a1dd0acdabb e1709919448366

9e2b7f04 fae0 475e b492 dd6cd10c3922 e1709919417311