Xhaka ndërhyn rrezikshëm, gjyqtari e ndëshkon me të kuqin (Video)

Taulant Xhaka është ndëshkuar me kartonë të kuq dhe është larguar nga ndeshja, duke treguar ngjashmëritë me vëllanë e tij, Granitin.
Mesfushori i kombëtares shqiptare nuk ka arritur të përfundoj me sukses ndeshjen e Kupës së Zvicrës, që Baseli zhvilloi ndaj Zurichut.
Kjo pasi, Xhaka është dërguar jashtë nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, shkruan Telegrafi.
Kartoni i kuq i Xhakës erdhi pas një ndërhyrje të rrezikshme, por nuk ishte direkt, por pas dy të verdhëve.
Prishtinasi ndërhyri ndaj anësori të Zurichut, Adrian Winter, në minutën e 55 të ndeshjes.
Ndeshja përfundoi me fitoren 3-1 të Baselit, të cilët u kualifikuan tutje, teksa për 90 minuta për Zurichun luajti mesfushori tjetër i kombëtares, Burim Kukeli. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x5dpu5f_taulant-xhaka-red-card-hd-basel-2-1-fc-zurich-02-03-2017-hd_sport




















































