Arsenali e ka nisur në mënyrë të mrekullueshme sfidën ndaj Bate Borisovit.

Vetëm pas katër minutash lojë Topçinjtë kanë kaluar në epërsi kur mbrojtësi mysafir Volkov shënoi autogol.


Ndërkohë në minutën e 39-të të ndeshjes Arsenali arriti ta dyfishojë epërsinë.

Granit Xhaka harkoi bukur nga këndi ndërsa Shkodran Mustafi shënoi një gol të bukur me kokë për 2-0.

Me këtë rezultat Arsenali kalon tutje në Ligën e Evropës, pasi i duhet fitore me më shumë se dy gola epërsi.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë në Bjellorusi, Bate Borisov kishte triumfuar me rezultat minimal 1-0. /Telegrafi/

telegrafi sport app