LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Të vazhdojmë në rrugën e drejtë dhe të përparojmë së bashku!

Xhaferi: Të vazhdojmë në rrugën e drejtë dhe të përparojmë së bashku!

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka dërguar urime për festën e Ramazan Bajramit drejtuar kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, si dhe për anëtarët e Rijasetit, myftinjve dhe besimtarëve të besimit islam, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ramazan Bajrami, uroj të sjellë shëndet, paqe, mirëqenie dhe harmoni në shpirt, në familje, në shtet. Është festë që i bashkon familjet, të afërmit, miqtë, fqinjët ndër shekuj, duke përcjellë mesazhin e vlefshëm se vetëm lumturia e përbashkët sjell lumturi të vërtetë. Është festë e cila nxit solidaritetin dhe forcën shpirtërore te njerëzit për respekt të ndërsjellë, për durim dhe mirëkuptim, si rrugë e vetme drejt paqes së dëshiruar. Prandaj, le të bëjmë vepra të mira, le të jemi gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe me dorën e shtrirë ndaj njëri-tjetrit të përparojmë bashkë të gjithë”, tha ai.

Po ashtu, Kryeministri Xhaferi ka premtuar mbështetjen e qeverisë për ndërtimin e shtetit të përbashkët, duke siguruar të drejtat dhe obligimet e të gjitha komuniteteve në vend, dhe duke vazhduar të punojë drejt stabilitetit dhe suksesit të shtetit multietnik në rajon. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori