LAJMI I FUNDIT:

Xhaçka nga Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës: Do rindërtojmë Irpinin

Xhaçka nga Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës: Do rindërtojmë Irpinin

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës 2023 (URC23), e cila u organizua bashkërisht nga Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina, në datat 21-22 qershor 2023, në Londër.

Xhaçka theksoi se Shqipëria do të vijojë ndihmën e saj ndaj Ukrainës, teksa nënvizoi se duke mbështetur luftën për lirinë dhe të ardhmen e Ukrainës, po mbështesim të ardhmen e të gjithë globit.

“Shqipëria do të bëjë gjithçka mundet. Kryeministri Rama është zotuar, së bashku me Malin e Zi dhe RMV, të ndihmojnë në rindërtimin e Irpin. Ne do të ofrojmë mbështetje në nivel lokal, ashtu siç do të vazhdojmë me ndihmën tonë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet, ose me ndihmën tonë në nivel diplomatik”, tha kryediplomatja shqiptare.


Konfernca e dytë për Ukrainën, bashkoi qeveritë, shoqërinë civile dhe sektorin privat për të treguar mbështetje për rimëkëmbjen dhe prosperitetin ekonomik të Ukrainës. Në këtë event morën pjesë 60 vende, 40 prej të cilave u përfaqësuan nga krerët e shteteve dhe ministrat e jashtëm. Përgjatë saj, Ministrja Xhaçka është takuar me homologë të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Mbretërisë së Bashkuar, Austrisë, Kroacisë, Azerbajxhanit dhe Moldavisë me të cilët ka diskutuar çështje të sigurisë dhe integrimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori