LAJMI I FUNDIT:

Xavi kërkon transferime të reja, zbulon dy pozitat që dëshiron t’i përforcojë

Xavi kërkon transferime të reja, zbulon dy pozitat që dëshiron t’i përforcojë

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë se nuk ka gënjeshtra për tifozët – Blaugranët kanë nevojë për nënshkrime të mëtejshme për të vazhduar konkurrencën në nivelin më të lartë.

Skuadra fituese e titullit humbi Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Samuel Umtiti më herët gjatë verës dhe transferuar dyshen Ilkay Gundogan dhe Inigo Martinez.

Megjithatë, Xavi u tha mediave se ata kishin ende nevojë për më shumë nënshkrime.


Zyrtare: Inigo Martinez, lojtar i ri i Barcelonës
Lexo po ashtu Zyrtare: Inigo Martinez, lojtar i ri i Barcelonës

“Neve ende na mungojnë disa pjesë, nuk mund t’i mashtrojmë tifozët. Mendoj se mund të forcohemi më shumë, por stafi teknik po punon shumë, presidenti po bën një punë shumë të mirë”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Ne duhet të forcojmë veten, presidenti e di këtë, Mateu Alemany e di këtë, ne nuk duhet të mashtrojmë askënd. Tregu do të jetë i gjatë, është i hapur deri më 31 gusht dhe ne duhet të jemi sa më konkurrues”.

Tutje, Xavi ka konfirmuar se dëshiron që në veçanti dy pozita të forcohen, pozita e Busquets dhe mbrojtësit të djathtë, para përfundimit të afatit kalimtar, përpara sezonit të ardhshëm.

“Ne kemi shumë opsione, por ata nuk janë natyral. Eric, Frenkie nuk janë lojtarë natyralë për atë pozicion”.

“Mbrojtës i djathtë? Do të shohim se sa larg mund të arrijmë [për sa i përket burimeve]. Do të donim të forcoheshim aty, por ne varemi nga merkato dhe ‘fair play’. Do të ishim të ngazëllyer për të forcuar pozicionin”, përfundoi trajneri i Barçës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar

Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar

La Liga
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi

Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi

La Liga
Arsyeja pse Barcelona ka flamurin e Anglisë në simbolin e saj

Arsyeja pse Barcelona ka flamurin e Anglisë në simbolin e saj

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve

Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve

Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori