LAJMI I FUNDIT:

X ndalon operimin në Brazil pas “urdhrave të censurës” nga Gjykata Supreme

X ndalon operimin në Brazil pas “urdhrave të censurës” nga Gjykata Supreme

Elon Musk ka njoftuar se platforma e rrjeteve sociale X do të mbyllë operacionet e saj në Brazil “menjëherë” për shkak të atyre që i quajti “urdhra censurimi” nga gjyqtari brazilian Alexandre de Moraes.

Kjo pasi X pretendon se Moraes kërcënoi fshehurazi një nga përfaqësuesit e tij ligjor në vendin e Amerikës së Jugut me arrestim nëse nuk zbaton urdhrat ligjor për të hequr disa përmbajtje nga platforma.

Por, platforma tha se shërbimi do të mbetet i disponueshëm për popullin e Brazilit, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.


Në fillim të këtij viti, Moraes urdhëroi X të bllokonte disa llogari, pasi ai hetoi të ashtuquajturat “milici dixhitale” që janë akuzuar për përhapjen e lajmeve të rreme dhe mesazhe urrejtjeje gjatë qeverisë së ish-presidentit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro.

Moraes hapi një hetim në fillim të këtij viti ndaj Musk, pasi ai tha se do të riaktivizonte llogaritë në X që gjykatësi kishte urdhëruar të bllokoheshin.

Musk i ka quajtur vendimet e Moraes në lidhje me X “jokushtetuese”.

Pas sfidave të miliarderit, përfaqësuesit e X ndryshuan kursin dhe i thanë Gjykatës Supreme të Brazilit se gjiganti teknologjik do të pajtohej me vendimet ligjore. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

Teknologji
Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Teknologji
Çfarë është Starlink i Elon Musk dhe si do t'ia shoh hajrin Kosova?

Çfarë është Starlink i Elon Musk dhe si do t'ia shoh hajrin Kosova?

Teknologji
Kalo në kategori