LAJMI I FUNDIT:

X ka paditur Kaliforninë për projektligjin e saj të raportimit të moderimit në internet

X ka paditur Kaliforninë për projektligjin e saj të raportimit të moderimit në internet

X, kompania nën pronësinë e Musk, ka paditur shtetin e Kalifornisë mbi AB 587, një projektligj shtetëror i cili platformave të rrjeteve sociale u kërkon që të raportojnë tek Prokurori i Përgjithshëm i shtetit, çdo gjashtë muaj, se si po trajtojnë moderimin e disa kategorive të të shkruarit.

Ankesa pretendon se ligji shkel ligjet federale dhe shtetërore të fjalës së lirë, sepse “detyron kompanitë si X të angazhohen në fjalime kundër vullnetit të tyre”, pasi ato janë të detyruara të vendosin përkufizime për çështjet “e ngarkuara politikisht” si gjuha e urrejtjes apo racizmi.

Tutje kjo ankesë e X shpjegon se është “e vështirë të përcaktosh në mënyrë të besueshme” gjuhën e urrejtjes, dezinformimin, ndërhyrjen politike dhe kategoritë e tjera të përmbajtjes, raporton The Verge, përcjell Telegrafi.


Ajo shton se përcaktimi i tyre “shpesh është i mbushur me paragjykim politik” për shkak se nuk ka asnjë konsensus të pranueshëm brenda sferës publike në lidhje me domethënien e termit. X thotë se në përcaktimin e këtyre gjërave, është e detyruar të marrë një pozicion për to.

Padija pretendon se AB 587 ka për qëllim që t’i detyrojë kompanitë e rrjeteve sociale që të “eliminojë përmbajtje të caktuar të mbrojtur nga kushtetuta” për të cilën shteti mendon se është “problematike”. Zyra e guvernatorit Gavin Newsom e promovoi projektligjin si një masë “transparencë e rrjeteve sociale udhëheqëse në vend” në momentin kur ai e nënshkroi atë si ligj në shtatorin e vitit të kaluar.

Ligjet që specifikojnë se si kompanitë e mediave sociale e trajtojnë moderimin janë krijuar si në Teksas ashtu edhe në Florida dhe ato ligje presin që Gjykata e Lartë të mbajë seancat dëgjimore nga palët sfiduese ndaj tyre. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni", X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Kalo në kategori