Qysh në vitet e ’70-ta kishte përllogaritur se kur do t’i vjen fundi civilizimit modern, dhe gjykuar se si po sillet njerëzimi dhe çfarë është duke bërë – kishte të drejtë.
Shkencëtarët nga Instituti i Teknologjisë në Massachusettss (MIT) kishin zhvilluar një program kompjuterit në vitin 1973 të quajtur “World One”, i cili supozohej të shërbente si model për qëndrueshmërinë globale, por përkundrazi, ai parashikoi që qytetërimi ynë do të zhduket deri në vitin 2040, transmeton Telegrafi.
Koha ka treguar se shumica e këtyre parashikimeve apokaliptike ishin të pasakta, por analizat që ky program i ka mbledhur deri më tani kanë qenë plotësisht të sakta.
Për çfarë është krijuar “World One”?
“World One” është krijuar nga pionieri i fushës së inteligjencës artificiale, Jay Forester, dhe atë me kërkesë të “Club of Rome”. Fjala është për një organizatë joqeveritare me 100 anëtarë, ku disa prej tyre ishin liderë botërorë, shkencëtarë, analistë dhe zyrtarë të lartë të OKB-së. Qëllimi i tyre ishte “promovimi i të kuptuarit të sfidave globale me të cilat po përballet njerëzimi, ku përmes analizave shkencore pretendonin të bënin diçka të mirë”.
Ky program kompjuterit arriti në përfundim, se rreth vitit 2040 do të ndodhë kolapsi global nëse rritet industria dhe numri i banorëve. Ai llogariti trendet kur është fjala për ndotjen, rritjen e numrit të banorëve, sasinë e burimeve natyrore si dhe cilësinë e përgjithshme të jetës në planetin tonë.
Ngjarja më e rëndësishme do të jetë në vitin 2020
Të gjitha parashikimet e tij deri më tani kanë qenë të sakta. Një nga momentet më të rëndësishme për njerëzimin do të jetë në vitin 2020, ka konstatuar “World One”. Atëherë shumë njerëz në mënyrë radikale do të reduktojnë cilësinë e jetës dhe do të “zhduken”.
“Në vitin 2020, kushtet për jetesë në planetin tonë do të jenë më të vështira. Nëse nuk zgjidhet ky problem, cilësia e jetës do të bie nën zero. Njerëzit do të vdesin nga ndotja, kurse numri i popullsisë do të jetë më i ulët se ai i vitit 1900. Por në atë fazë është e pamundur të ndalet fundi i civilizimit të cilin sot e njohim”, ka shpjeguar ky program kompjuterik.
Alexander King
Alexander King, kryetari i atëhershëm i “Club of Rome”, ka deklaruar se “World One” ka paralajmëruar se shtetet-kombet do të humbin sovranitetin e tyre, kurse në botë do të sundojnë korporatat e fuqishme.
“Sovraniteti më nuk do të jetë absolut, do të tkurret derisa të mos zhduket i tëri, madje nga ai do të preken edhe vendet më të fuqishme”, pati deklaruar King për ABC News.
Si funksionon “World One”?
Ky program kompjuterit e analizon botën si një sistem. Në raportin për punën e tij, përshkruhet si “udhëzuesi i sjelljes sonë që nga vitit 1900 “.
Programi prodhon grafikët që tregojnë se çfarë do të ndodhë me Tokën në të ardhmen. Ai i lidh të dhënat për popullsinë, cilësinë e jetës, resurset, ndotjen, GDP-në dhe energjinë. Duke ndjekur dhe analizuar tabelat që pasqyrojnë tendencat, ai konstaton se kah do të shkojë bota dhe kur do të ndodhin kriza.
“Club of Rome” menjëherë filloi të kërkonte një mënyrë për t’i parandaluar këto “parashikime”. Megjithatë, të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se nëntë dhe nga dhjetë persona jetojnë në vende me ajër shumë të ndotur, dhe se ndotja e ajrit është shkaku i vdekjes së 7 milionë njerëzve në vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë