LAJMI I FUNDIT:

William Walker i zhgënjyer nga veprimi i Gjykatës Speciale, kërkon të hulumtohet për Vuçiqin

William Walker i zhgënjyer nga veprimi i Gjykatës Speciale, kërkon të hulumtohet për Vuçiqin

Ish-drejtuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, ka thënë se shumica e krimeve në Kosovë janë kryer nga Serbia dhe jo nga UÇK-ja.

Ai në një intervistë për televizionin publik, është shprehur i zhgënjyer pas publikmit të informatës për aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe liderit të PDK-së, Kadri Veselit.

“Isha tejet i zhgënjyer, kur Prokurori doli të enjten apo të premten e kaluar me atë deklaratë. Tani e vë në pyetje edhe kohën e asaj deklarate sepse presidenti Hashim Thaçi ishte duke udhëtuar në Uashington për të marrë pjesë në një samit të ftuar nga Shtëpia e Bardhë, në përpjekje për të arritur një zgjidhje të negociuar përfundimtare. Pra që Prokurori të bëjë një shpallje të tillë mu në atë moment, me përmbajtjen e aktakuzave të tilla, mendoj që kjo e vë në pikëpyetje edhe kohën e edhe motivin prapa asaj shpallje”, ka thënë ai.


Walker është shprehur se edhe presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiq, ka përgjegjësi për krimet në Kosovë, pasiqë ka qenë ministër në qeverinë serbe.

“Ai ka qenë pjesërisht përgjegjës për atë punë, sepse ka qenë ministër i qeverisë që urdhëronte forcat serbe të sigurisë të bënin ato që bënin në Kosovë gjatë viteve 1998-99 e si pasojë e kësaj ishte edhe Reçaku”, ka thënë ai.

Ai ka ftuar prokurorë të hulumtojnë për presidentin serb.

Walker ka kërkuar nga liderët e Kosovës unitet në këtë kohë, të cilën e ka quajtur të keqe për Kosovën.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori