LAJMI I FUNDIT:

Willems konfirmon mbështetjen e Holandës për procesin integrues

Willems konfirmon mbështetjen e Holandës për procesin integrues

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim, ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës, Gerrie Willems, me të cilën ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, me theks të veçantë, përkrahjen e procesit integrues të Kosovës.

Hoxha me këtë rast tha se Kosova ka prioritet të parë procesin integrues, ky proces ka konsensus nacional.

“Ne kemi nevojë për përkrahjen e sinqertë sikur që deri më tani ka bërë Mbretëria e Holandës, për procesin integrues euro-atlantik, me ekspertë dhe përvoja të cilat lehtësojnë këtë proces, duke siguruar zbatimin e MSA-së. Kapitujt e agjendës evropiane përfshijnë fuqizimin e sundimit të ligjit, qeverisjen, demokratizimin, zhvillimin ekonomik, fusha që vendi mik Holanda ka përvoja të jashtëzakonshme”, ka thënë ministrja.


Ndërsa, ambasadorja Willems theksoi se zbatimi i reformave të përcaktuara në MSA dhe ERA, do të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës dhe në ecjen përpara të Kosovës në agjendën evropiane.

Ambasadorja Willems, ritheksoi se ofron mbështetje të plotë të vendit të saj, në këtë proces integrues, duke theksuar se Mbretëria e Holandës mbetet përkrahëse e fuqishme e progresit në procesin integrues të Kosovës. /Telegrafi/