LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp teston veçorinë e re me AI

WhatsApp teston veçorinë e re me AI

Versioni i fundit beta i WhatsApp për Android ka zbuluar se aplikacioni popullor i mesazheve po zhvillon një veçori të re për chatbotin e tij Meta AI.

Kjo veçori do të lejojë që AI të kujtojë detaje nga bisedat e kaluara, duke u ofruar përdoruesve një përvojë më të personalizuar.

Bëhet e ditur se Meta AI do të jetë në gjendje të kujtojë një sërë detajesh personale, duke përfshirë preferenca të ndryshme e ditëlindje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Për më tepër, AI mund të kujtojë alergjitë dhe interesat personale, si librat e preferuar dhe dokumentarët.

Duke ruajtur këto informacione, Meta AI mund të ofrojë rekomandime, këshilla ose përgjigje që përputhen më shumë me preferencat dhe stilin e jetës së përdoruesit.

Për shembull, nëse përdoruesi kërkon rekomandime ushqimore, Meta AI do të shmangë sugjerimin e pjatave që përdoruesi ka treguar më parë se nuk i pëlqejnë. /Telegrafi/